Lajmet e fundit

Të paktën 14 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, janë vrarë sot në sulmet ajrore në pjesën lindore të qytetit të Aleppos, njoftuan aktivistët e opozitës siriane.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani, tha se në mesin e viktimave janë edhe pesë fëmijë.
Qendra Mediale e këtij qyteti njofton se 11 nga viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje dhe se në mesin e tyre është edhe një foshnje, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.