Lajmet e fundit

Tetë persona janë lënduar pas shpërthimit të dy bombave në kryeqytetin kolumbian Bogota .
Autoritetet kolumbiane besojnë se cak i këtyre sulmeve ishte pansioni privat Porvenir.
Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjisënë për këtë sulm. Edhe policia në anën tjetër ende nuk kanë arrestuar ndonjë person apo fajësuar ndonjë grup.
Këto zhvillime detyruan presidentin e këtij vendi, Juan Manuel Santos që urgjentisht të kthehet në shtetin e tij duke lënë anash konferencën ne te cilën po diskutohej për tregtinë rajonale e cila po mbahej në Peru, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.