Lajmet e fundit

Ajo është 48 vjeçare dhe sa herë shkel në tepihun e kuq mahnit me pamje.
Salma Hayek ka thënë se sa më shumë që plakem, aq më e rëndësishme e kam të dukem seksi.
“Kur fillon me karrierën në aktrim, thua: ‘dua që ata të shohin talentin tim dhe të më njohin si aktore’, por me kalimin e kohës e kupton se sa e rëndësishme është që edhe të ju dukesh e bukur”, ka thënë Hayek në Spike’s 2015 Guy Choice Awards.
Hayek e kujton herën e parë kur ia vunë epitetin “bomba”, pas lansimit të filmit Desperado.
“Anglishtja ime në atë kohë ishte shumë e keqe. Kur u zgjova në mëngjes dhe i pashë gazetat që shkruanin se Salma Hayek është bombastike, mendova se isha dukur tmerrësisht keq. Por, pastaj të gjithë më thanë se isha gabim, dhe se ai cilësim nënkuptonte se isha e mrekullueshme dhe sexy. Kjo ishte e tëra, askush nuk foli për aktrimin tim në film”.
Bukurinë dhe seksualitetin e saj, ajo ia ka dedikuar bashkëshortit të saj François-Henri Pinault.