Lajmet e fundit

Sulmet ajrore dhe bombardimet me artileri, kanë vazhduar me intensitet të lartë në zonat e kontrolluara nga rebelët në lindje të qytetit sirian Aleppo, për të katërtën ditë me radhë, thonë monitoruesit dhe ekipet e shpëtimit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Një korrespodent i agjencisë franceze të lajmeve AFB në Aleppo, ka thënë se qyteti po përballet me bombardimet më intensive që ka parë në këto dy vitet e fundit.
Trembëdhjetë njerëz janë raportuar të vrarë gjatë këtyre sulmeve.