Lajmet e fundit

Një operacion i madh policor në kryeqytetin belg i cili zgjati gjithë pasditen ishte një alarm i rremë, thonë zyrtarët, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Policia u thirr pas njoftimeve se një njeri ishte duke vepruar me dyshim dhe kishte veshur një pallto me tela të spikatur.
Operacioni ka përfunduar dhe ai me sa duket ishte një student i rrezatimit bërthamor në një universitet në Bruksel.
Qyteti ishte në gatishmëri të lartë në prag të Ditës Kombëtare të Belgjikës, të enjten.
Një sulm në Nice në Ditën Kombëtare të Francës javën e kaluar, la 84 të vdekur, transmeton Klan Kosova.