Lajmet e fundit

Të paktën pesë persona janë vrarë gjatë një sulmi me bombë në një qytet në veri-lindje të Libanit, pranë kufirit me Sirinë,
Bomba shpërtheu në një zonë tregtare të rrethit Sabil të Arsal-it.
Një burim i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se një sulmues vetëvrasës kishte në shënjestër një takim të klerikëve myslimanë sunitë sirianë.
Vitin e kaluar, Arsal ishte skenë e luftimeve të ashpra midis forcave të sigurisë dhe militantëve libanezë xhihadistë nga al-Qaeda të lidhur me grupet Al-Nusra dhe Shtetin Islamik, përcjellë Klan Kosova