Lajmet e fundit
Pas publikimit të shumë incizimeve të telefonatave të qeveritarëve, opozita maqedonase, ka paralajmëruar një konferencë për shtyp ku do ta hedhë “bombën e ardhshme.

LSDM-ja sot do të vazhdojë me publikimin e materialeve që dëshmojnë veprime komprometuese të qeveritarëve.
"Bombën" e sotme e ka paralajmëruar zëdhënësi i partisë, Petre Shilegov në rrjetin social Facebook.
“Bombë dje? Jo sot është bomba”, ka shkruar Shilegov në llogarinë e tij në facebook.
Konferenca për shtyp pritet që të mbahet në orën 14:00 në selinë e partisë në Shkup.