Lajmet e fundit

Xhavil Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, të flasësh për një nga figurat më emblematikë të Kosovës, siç është Isa Boletini është nder i madh.
Haliti në këtë seancë ka folur për jetën dhe veprën e Isa Boletinit duke thënë se ai ishte njëri ndër figurat më me zë të historisë.
“Isa Boletini, ishte njëri ndër njerëzit kyç edhe të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”, ka thënë Haliti në seancën e organizuar për nder të Isa Boletinit, transmeton Klan Kosova.
Edhe Sabri Hamiti, nënkryetar tjetër i Kuvendi të Kosovës, ka folur për figurën historike të heroit Isa Boletini, duke thurur lavde për të.
Nënkryetari Glauk Konjufca,ka thënë se Isa Boletini është njëri prej figurave kryesore të Pavarësisë së shqiptarëve.
“Figurat e mëdha nuk duhet ti nderojmë vetëm sa për ti varrosur eshtrat e tyre, ai nuk është vetëm që ta kujtojmë, por të marrim shembull prej tij. Ai nuk kishte atdhedashuri të kushtëzuar”, ka thënë Konjufca.
(E plotësuar)
Seanca solemne për nder të Isa Boletinit, ka nisur me intonimin e dy himneve atij të Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton Klan Kosova.