Lajmet e fundit

Militantët nga grupi islamist nigerian Boko Haram kaluan kufirin dhe sulmuan dy qytete të Nigerisë, duke djegur shtëpi dhe dyqane herët në mëngjes dhe më pas janë arratisur.
E nga ky sulm të paktën 40 persona janë vrarë njoftuan autoritetet lokale, transmeton Klan Kosova.
Yakouba Soumana Gaoh, guvernatori i rajonit Niger Diffa, tha se ushtria po gjurmonte që të gjente ata që janë përgjegjës për dhunën gjatë natës në qytetet e Lamana dhe Ngoumawa.
Në prill Boko Haram sulmuan Nigerinë dhe vranë të paktën 58 njerëz, duke thënë se sulmi ishte hakmarrje për mbështetjen e Nigerisë ndaj ushtrisë nigeriane./klankosova.tv