Lajmet e fundit
Të premten në mëngjes prestarët e Boko Haram kanë hyrë në fshatin Pambula në Kvamdi të Nigerisë dhe hanxharë kanë vranë dhjetëra njerëz.

Pjesëtarët e Boko Haramit të premten në mëngjes kanë hyrë në fshatin Pambula Kvamdi në verilindje të Nigerisë dhe me hanxharë vranë dhjetëra njerëz.
Kryetari i Qarkut Adamawa tek të hënën në një deklaratë për AFP informoi publikun në lidhje me këtë krim.
"Sulmuesit kanë hyrë në fshat pa aguar derisa banorët ishin duke fjetur dhe i kanë vrarë me hanxhar”, ka thënë Ularamu.
Detajet e këtij krimi kanë arritur të bëhen publik vetëm disa ditë më vonë sepse xhihadistët kanë shkatërruar të gjithë operatorët e telefonave mobilë.
Sulmi i Boko Haram ka ndodhur në shtetin nigerian për të cilin qeveria më herët ka bërë të ditur se është liruar nga pjesëtarët e kësaj organizate terroriste.
Dyshohet se xhihadistët e kanë shfrytëzuar mundësinë me atë që ushtria nigeriane është e përqendruar në shtetin Borno ku gjendet baza e Boko Haramit.