Lajmet e fundit

Ndarja e papritur nga jeta e aktorit të mirënjohur shqiptar, Bujar Lako, i tronditi të gjithë ditën e djeshme. Përveçse njihet për rolet e tij kinematografike e teatrore, ai është edhe babai i një prej rrokerëve më të njohur të skenës shqiptare, Bojken Lako.
Ky i fundit ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale për largimin nga jeta të babait me një postim ku falënderon të gjithë ata që kanë shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tyre. “Miq të Bujos, dashamirës, të afërm e shokë”, – shkruan Bojkeni. “Jemi të prekur pa masë e na keni dhënë mbështetje e emocion të fortë, me ndjeshmërinë që treguat në këto ditë të vështira. Ju falënderojmë shumë! Duam t’ju njoftojmë se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në varrezat e Sharrës në Kombinat, duke u nisur nga shtëpia këtu në |Myslym Shyri” në orën 11:00, shkruan blitz.al. Duam t’ju lajmërojmë se ditën e mërkurë dhe të enjte ju presim në ambientet e hotel “Mondial” në dy orare: paradite 10:00 me 14:00 dhe pasdite 16:00 me 19:00 për ta kujtuar Bujon dhe për t’ju falënderuar nga afër”. Postimin e tij, këngëtari e mbyll duke shkruar: “Ju falënderojmë shumë!”. https://www.instagram.com/p/BOgrmm4gJY3/?taken-by=bojkenlako