Lajmet e fundit

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur në një sulm të shumëfishtë në Baghdad në Irak, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Policia bën të ditur se dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimeve, të cilat goditën kryesisht lagjet shiite të kryeqytetit.
Të paktën dy sulme janë sulme vetëvrasëse që janë bërë afër një stacioni të policisë dhe afër tregut të qytetit.
Ende nuk dihet se kush qëndron prapa sulmeve, të cilat ishin të ngjashme me shpërthimet e mëparshme të kryera nga kryengritësit e të ashtuquajturit Shteti Islamik – ISIS.
Aeroplanët e tyre kishin goditur tregjet e qytetit Wathba dhe Haraj, në orët e hershme të mëngjesit duke lënë të vdekur policë dhe civilë.
ISIS është përgjegjës për një numër të madh shpërthimesh dhe sulmesh të tjera kundër popullatës civile dhe qeverisë në Baghdad.