Lajmet e fundit

Bob Dylan i ka shitur Universitetit të Tulsa në Oklahoma arkivin e tij personal artistik, ku përfshihen shënimet, projektet e teksteve të këngëve, poemave, vepra të artit dhe disa fotografi, të cilët do t’i vihen në dispozicion studentëve dhe për ekspozita publike, transmeton Klan Kosova.
Koleksioni me 6.000 artikuj përfshin pothuajse gjithë kohën e karrierës 55 vjeçare të këngëtarit, dhe shumë prej gjërave të shitura nuk janë parë më herët, si kaseta regjistrimi të muzikës se Dylan, së bashku me qindra orë video filmime.
Universiteti nuk ka treguar se sa ka kushtuar ky koleksion, por sipas New York Times, bëhet e ditur se është shitur për 15 deri në 20 milionë dollarë.
Pavarësisht se konsiderohet si “zëri i një brezi” për këngët e tij me ndikim në vitet 60-ta dhe 70-ta, Dylan që tashmë është 74 vjeç, kryesisht i ka mbajtur artikujt e tij larg syve të publikut, duke rezultuar kështu në rritjen e çmimit të tyre në kohën kur me raste i vendoste në ankand.