Këngëtari dhe kantautori amerikan Bob Dylan, është shpërblyer me Çmimin Nobel në Letërsi të enjten,
Ai ka marrë Nobel “për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e këngës amerikane”, thuhet në shpjegimin e Akademisë Suedeze.
Ai është amerikani i parë që ka fituar këtë çmim qysh kur novelisti Toni Morrison e mori në vitin 1993.
Njoftimi për Nobelin e Letërsisë që u dha në Stokholm, erdhi si surprizë.
Edhe pse 75 vjeçari Dylan shpesh është përmendur se mund të jetë laureat i këtij çmimi, veprimtari e tij nuk përputhet me kanonet letrare të romaneve, poezive dhe tregimeve të shkurtra të cilat akademia i ka shpërblyer zakonisht.
Gazeta Times, duke e komentuar fituesin Dylan, thotë se “tekstet e tija janë ekskuizite, shqetësimet dhe subjektet e teksteve të tij janë të përhershme; pak poetë të kohës kanë pasur po aq ndikim me punën e tyre”, transmeton Klan Kosova.
Dylan është lindur me 24 maj të vitit 1941 në Duluth në Minn dhe është rritur bë Hibbing.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.