29.10.2016 · përditësuar para 3546 dite1 min lexim
Bëhet i gjallë këngëtari dhe tekstshkruesi Bob Dylan.
Ai më në fund tha se e pranon Çmimin Nobel për Letërsi, duke i dhënë fund heshtjes që ai e pati prej se kur është shpërblyer nga akademia suedeze.
Dylan tha se çmimi e kishte lënë “pa fjalë”.
Akoma nuk dihet nëse këngëtari do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve në dhjetor, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Dylan ishte nderuar me këtë çmim me 13 tetor siç tha akademia “për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të këngës amerikane”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.