Lajmet e fundit

Bob Barker u dërgua për herë të dytë në një spital në Los Angeles gjatë fundjavës, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.
Sipas TMZ, 94-vjeçari u dërgua nga shtëpia e tij për në Cedars-Sinai me dhimbje të forta mbrapa.
Për fat të mirë, menaxheri i Barker tha për TMz se ai është më mirë tani dhe është nën kujdesin e mjekut.
Më 22 tetor, Barker ishte në Cedars-Sinai për shkak të dhimbjeve të mëdha në shpinë.
Në verën e vitit 2017, Barker u shtrua në spital pasi goditi kokën pasi u rrëzua në shtëpinë e tij.