Me fjalim të fortë deputeti Ben Blushi, kreu i LIBRA ka sqaruar nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë votën kundër Ilir Metës President. Nga foltorja e Kuvendit, Blushi, shpalosi një bluzë me shënimin “Don’t like republic”
Blushi e quajti republiken si “Republika e Likes” dhe theksoi se kjo nuk është ajo që duan shqitarët dhe këtë republike duhet ta rrëzojnë me votë gjithë ata që mendojnë për të ardhmen e vendit dhe fëmijëve.
“Kostoja për Shqipërinë do jetë shumë e lartë. Kjo krizë ka një mundësi zgjidhje, të mos zgjidhet, e në fakt nuk do zgjidhet. Kjo është krizë që do e marrë sistemin përpara, do e kalbë, jetojmë në një republikë të kalbur, nuk di e re a e vjetër, është e kalbur, e do bjerë e gjitha, si një karrige e kalbur që i ikën njëra këmbë e do ikë këmba tjetër. Kjo është republika që fëmijët e vendit nuk e pranojnë, ata që do votojnë në 18 qershor duhet ta refuzojnë me votë. Fushatë të mbarë atyre që do bëjnë fushatë dhe suksese në jetë atyre që nuk do bëjnë fushatë”-tha Blushi, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.