Lajmet e fundit

“Lista” quhet partia që do të krijojë ish-deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë en Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi.
Nismëtarët e kësaj partie kanë zhvilluar një takim të zgjeruar dje pasdite me pjesëmarrjen e grupit organizator dhe mbështetësve të tyre.
Lajmërimet për këtë takim gjysmë të fshehtë ishin bërë përmes kontakteve miqësore të anëtarëve të grupit nismëtar, ndërsa mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë. Në hyrje të sallës së Muzeut Kombëtar, secili shkruante emrin, qytetin nga vinte, numrin e telefonit dhe adresën e email-it.
Një grup të rinjsh që kujdeseshin për mbarëvajtjen e takimit, mundoheshin të filtronin çdo person që hynte për të marrë pjesë në këtë prezantim, raporton “Panorama”, përcjellë Klan Kosova.
Deputetët Hafizi dhe Blushi kanë prezantuar statutin dhe programin e “Listës” duke kërkuar edhe sugjerime nga të pranishmit, rreth 200 të rinj dhe të reja, socialistë të thjeshtë, por dhe ishanëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Gjatë takimit të djeshëm, deputetja socialiste Mimoza Hafizi ka deklaruar se largohet nga kjo parti për të qenë pjesë e partisë së re që ajo bashkë me miq dhe mbështetës do të krijojnë.