Lajmet e fundit

Ben Blushi ka folur në Parlament për deputetët që përfaqësojnë kauza nacionaliste.
Duke folur për raportet me Greqinë, ai tha se në këtë mes sheh shumë nacionalizëm. Sipas tij, nacionalistët duan vetëm pushtet personal dhe nuk duan barazi mes njerëzve. Ai ka përmendur disa raste kur politikanët janë kthyer në nacionalistë.
Blushi u shpreh se ishkryeministri Sali Berisha u bë nacionalist, mendoi për pushtet personal dhe u rrëzua nga pushteti. Kjo për shkak se Berisha nuk është marrë me probleme të brendshme, por me nacionalizëm. Për Blushin, edhe Rama sot ka kopjuar ishkryeministrin.
“Edhe kryeministri aktual e ka përvetësuar nacionalizmin e Berishës. Ai flet me Greqinë me nacionalizëm. Ne nuk kemi të drejtë të prishim raportet me shtetin grek. Por Rama e përdor nacionalizmin, për të mbuluar problemet e brendshme në shëndetësi, në arsim dhe në çdo fushë të tjerë", tha ai, shkruan gazeta Shekulli.
Ben Blushi the se Edi Rama e ka marrë pushtetin, së bashku me të fortët. Për Blushin, Rama ka kopjuar presidentin turk Rexhep Taip Erdgoan, duke trembur të varfërit, prej faktit se ka forcë. “Turqia ka kërkuar që të arrestohen disa persona, që Ankaraja i cilëson si puçistë, që në të vërtetë janë thjesht kundërshtarë të Erdoganit”, tha ai.