Lajmet e fundit

Nuk e keni një fund të tillë? Ju duhet patjetër në gardërobën tuaj.
Ndoshta do të na mungojnë ditët kur veshjet ishin të lehta ku gjithçka që na duhet ishte një fustan i freskët.
Për fat të keq na duhet ti themi mirupafshim verës. Mirëpo kjo nuk ka pse të na stresojë pasi vjeshta gjithmonë karakterizohet nga një stil unik e modern i veshjes.
Këtë vjeshtë nuk duhet t'ju mungojë një fund lëkure i zi, të cilin mund ta vishni me gjithçka dhe në çdo kohë.
Ai është perfekt për sezoni vjeshtë/dimër dhe mund ta kombinoni nga një T-shirt i thjeshtë deri tek këmisha, goe dhe pulovrat, palltot dhe xhaketat më trendi, këpucë të sheshta apo çizme moderne.
Ja disa nga mënyrat më të bukura të kombinimit të tyre këtë vjeshtë sipas blogereve të modës.