Lajmet e fundit

Dënimi i Sami Lushtakut, për krime Lufte nxori në rrugë Drenicasit.
Ata vendosën që të bllokojnë rrugën magjistrale Prishtinë –Pejë, në udhëkryqin e Komoranit dhe për një orë nuk lejuan qarkullimin në këtë aks rrugor.
Ndërkohë në duar po mbanin edhe pano të tjera me imazhet e ish pjesëtarëve të UCK-së, që u dënuan për krime lufte.
Protestuesit, po kërkojnë edhe mos votimin e amandameteve kushtetuese, që hapë rrugë për krijimin e Gjykatës Speciale.
Protesta zgjati një orë, ndërkohë gjatë tërë kohës u monitorua nga policia. Protestuesit u shpërndanë të qetë, ndërkohë që edhe qarkullimi i trafikut u normalizua.
Kronikë nga gazetari Dibran Istrefi.