Lajmet e fundit

Zyrtarë nga Komuna e Mitrovicës i kanë bërë të ditur Klan Kosovës se pak minuta më parë është bllokuar rruga Mitrovicë- Zveçan tek vendi i quajtur Kërrshi i Dudës.
Kjo ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në këtë pjesë.
Zyrtarët në fjalë kanë rekomanduar të gjthë ata që shfrytëzojnë këtë rrugë të gjejnë alternativa tjera.
Kjo rrugë shfrytëzohet për qarkullim nga banorët e fshatrave Kelmend, Boletin e Zhazhë, poashtu edhe nga ata që duan të shkojnë në Zveçan e Leposaviç.