Lajmet e fundit

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin, kanë sjellë edhe probleme në disa akse rrugore si pasojë e rrëshqitjes së dherave.
Burime policore bëjnë të ditur se, në Rrugën e Kombit raportohet për rënie të gurëve në trasenë kryesore dhe rrëshqitje të dherave në aksin Kukës-Dukagjin.
Si pasojë, qarkullimi bëhet vetëm me një korsi. Me të marrë informacionin, fadromat janë nisur drejt vendit të ngjarjes për pastrimin e rrugës. Kjo situatë vjen pasi ka përfunduar kontrata me firmën që mirëmbante këtë rrugë.