Lajmet e fundit

Para pak minutash është bllokuar nga policia rruga “Agim Ramadani”.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kanë krijuar nj kordon dhe të dy korsitë janë bllokuar për qarkullim dhe vetëm një pjesë e vogël e rrugës është e liruar në mënyrë që qytetarët të lëvizin, njofton Klan Kosova.
Ende nuk dihet arsyeja për këtë veprim të policisë, pasi që nuk ka pasur asnjë eskalim apo tensionim të situatës.