Lajmet e fundit

Magjistralja Prishtinë- Pejë, është bllokuar si pasojë e disa qytetarëve të cilat kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë aks rrugor.
Banorët kanë dalur për të protestuar pasi sipas tyre tash e një kohë kanë hasur në vesh të shurdhër ndaj kërkesës së tyre për të ndërtuar një mbi apo nën-kalim të këmbësorëve në këtë zonë, njofton Klan Kosova.
Protestat pasojnë pasi pjesëmarrësit rrëfyen se në këtë vend si pasojë e mungesës së semaforëve ndodhin aksidente fatale tash e një kohë të gjatë.