Lajmet e fundit
Mijëra njerëz janë evakuuar pas rrëshqitjes së dheut në perëndim të Nepalit, ku është bllokuar lumi dhe niveli i ujit është rritur shumë

Lumi Kali Gandaki në rrethinën e Myagdi, i gjatë rreth 140 ka filluar të ngris nivelin duke formuar edhe liqen.
Nuk ka njoftime nëse ka viktima ose jo, por thuhet se ushtria ka dalë atje që të ndihmojë njerëzit.
Një numër i madh i rrëshqitjeve të dheut e ka goditur Nepalin pas tërmetit të 25 prillit, ku mbetën të vdekur mbi 8000 persona dhe mbetën shumë të lënduar.
Më pas dridhje të forta u dëgjuan edhe më 12 maj, të cilat kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën.
Në disa zona thuhet se lartësia e ujit ka arritur deri në 200 metra.
Banorëve të zonave të rrezikuara iu është bërë thirrje që të ikin drejt zonave të sigurta, ka njoftuar zyrtari nga ministria e punëve të brendshme, Laxmi Prasad Dhakal.
Nga niveli i lartë i ujit ai tha se është duke u rrezikuar edhe hidrocentrali më i madh në atë zonë, transmeton Klan Kosova.