Lajmet e fundit

Bllokimi i divorcit mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka nxitur spekulime në mediat rozë, për një ribashkim të mundshëm të çiftit më të përfolur të Hollivudit.
Burime të afërta me dy aktorët që ligjërisht janë ende burrë e grua, konfirmuan se ata nuk kanë firmosur ende asnjë dokument për të zyrtarizuar fundin e martesës së tyre.
Lajmi i ndarjes së çiftit u be publik në shtator të 2016-es, dhe që atëherë beteja ligjore mes të dyve është zhvilluar kryesisht lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.
Varësia e aktorit Pitt ndaj alkoolit dhe vështirësia për të menaxhuar familjen, kanë qenë mes shkaqeve kryesore që çuan drejt fundit martesën.
Aktori ka premtuar që do ta lë pijen dhe do të përmirësoj gjendjen e tij përmes një procesi rehabilitues personal, gjë që ka pasur ndikim pozitiv tek Jolie, e cila mund t’i japë edhe një mundësi të dytë...