Lajmet e fundit

Vizita e Presidentit të Turqisë ditën e mërkurë, ka bërë që Drejtoria e Policisë në Tiranë të merr masa për bllokim të pjesshëm të disa akseve rrugore. Bllokimi do të bëhet nga ora 10:30 deri në orën 22:00, e të gjitha rrugët do të jenë nën mbikëqyrjen e policisë.
Bllokimi i segmentit rrugor përkohësisht do të fillojë nga Rinasi për në “Qafën e Kasharit”, në vazhdim te sheshi “Shqiponja”, “Zogu i Zi”, rruga e “Durrësit”, sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, “Ura e Lanës”, bulevardi “Zhan Dark”, bulevardi “Bajram Curri”, rruga “Xhorxh Bush” i cili do të bëhet në orare të ndryshme.
Sipas policisë, në këto segmente rrugore nuk do të ndalohet qarkullimi, por do të ketë bllokime të pjesshme të rrugëve, të cilat do të bëhen në momente të caktuara nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit, raporton Top Channel