Lajmet e fundit

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka vendosur këtë të hënë që t’i bllokojë 22 xhirollogaritë bankare në të cilat u transferuan mjetet e Thesarit të Shtetit, të vjedhura më 9 tetor të këtij viti.
Ato nuk do të jenë funksionale deri më 25 nëntor, deri sa brenda këtyre llogarive ishin vetëm 560 mijë euro nga 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë sa u vodhën.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, raportoi për këtë çështje gjatë ditës edhe në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Transfere, ku bëri të ditur se janë konfiskuar edhe tri automjete në vlerë të 60 mijë eurove.
Megjithatë, Bajrami nuk e di se ku ndodhen edhe mbi 1.5 milion euro të tjera për të cilat nuk është informuar nga organet e drejtësisë.