Lajmet e fundit

Nga kjo gjendje e krijuar brenda kuvendit po pëson edhe ekonomia e vendit.
Shumë ligje e marrëveshje ndërkombëtare, të kësaj fushe nuk po mund të miratohen për shkak të bllokadës në legjislativin kosovarë.
E nëse kjo gjendje vazhdon fat i njëjtë e pret edhe projektligjin për buxhetin e shtetit për vitin 2016.
Ministri i financave, bëri të ditur se ky projektligj tashmë është i gatshëm për procedim.
E me gjithë telashet që pritet ti ketë miratimi i buxhetit, ministri i financave shpalosi lajme të mira që ndërlidhen me fushën e Prokurimit Publik.
Projektligj i ri për këtë tashmë ka kaluar në qeveri, e ministri i financave Avdullah Hoti po e vlerëson si shumë të rëndësishëm atë.
Kronikë nga Dibran Istrefi.