Lajmet e fundit

Së shpejti Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me UN Habitat dhe me banorët e lagjes “Bregu i Diellit” do të rregullojnë me anë të projektit “Bllok pas blloku” vendin ku më herët kanë qenë të vendosura disa baraka, njofton Klan Kosova.
Banorët e kësaj lagjeje do të dizajnojnë projekte të ndryshme ku do të paraqesin idete e tyre se si ata dëshirojnë të duket kjo hapësirë e cila do të vihet në shërbim të tyre ndërsa do të jetë në mbikëqyrje të profesionistëve që do ta vënë në zbatim këtë projekt
Punëtoria së paku do të zgjas 4 ditë.