Lajmet e fundit

Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, ka qëndruar në Bruksel sot, ku ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s.
Aty ai ka thënë se Amerika dëshiron që të shohë zgjatje të pauzës së luftimeve në Gaza, për çfarë ka theksuar se është duke punuar për atë çdo ditë, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv
“Është vazhdim që nënkupton që më shumë pengje do të lirohen dhe që më shumë asistencë do të jepet në Gaza”, ka thënë Blinken.
“Qartë, që kjo është diçka që e duam. Besoj se është diçka që Izraeli e dëshiron”.