Lajmet e fundit

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është duke zhvilluar një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv, sipas një deklarate nga zyra e Netanyahut.
"Ne jemi këtu - dhe ne nuk do të shkojmë askund", i tha Blinken, Netanyahut në fillim të takimit, thuhet në deklaratë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, në takim morën pjesë edhe ministri i jashtëm izraelit, kreu i këshillit të sigurisë kombëtare të Izraelit dhe ambasadori i Izraelit në Uashington.