Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, do ta vazhdojë edhe këtë të mërkurë vizitën e tij në Izrael.
Ai do të takohet me drejtuesit më të lartë shtetërorë, ka njoftuar zëdhënësi i DASh, Matthew Miller.
“Sekretari Blinken është në Izrael për të takuar kryeministrin Netanyahu, presidentin Herzog dhe krerë të tjerë qeveritarë”, ka shkruar Miller, përcjell KlanKosova.tv.
“Ata do të diskutojnë mbi përpjekjet për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe rëndësinë e sigurimit të paqes dhe sigurisë si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët”, përfundon ai.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.