Lajmet e fundit
Blaise Matuidi, Olivier Giroud dhe Antoine Griezman qëlluan cakun në fitoren e Gjelave në Amsterdam.

Danny Blind, përzgjedhës i Holandës, beson se skuadra mund të mësojë nga humbja 3-2 nga Franca.
Franca udhëhoqi 2-0 në 13 minutat e par të takimit, pas dy golave të shpejtë nga Antoine Griezman dhe Olivier Giroud.
Vendësit u kthyen në lojë me golat e Luuk de Jong dhe Ibrahim Afellay, por Franca e vodhi fitoren me një gol të Blaise Matuidi.
“Luajtëm mirë përballë një kundërshtari të vështirë. Një skuadre favorite në Europian. Mund të mësojmë shumë nga këto ndeshje”.
“Mund të jetojmë me humbje kundër një skuadre që ka më shumë përvojë”.