Lajmet e fundit

Në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë sot u hap “Panairi i Bletarisë”, nën organizimin e Lidhjes së Bletarëve të Kosovës dhe me mbështetjen financiare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Në hapje të këtij panairi një fjalë rasti mbajti edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Vezir Januzi i cili tha se ky panair është një mundësi më shumë për promovimin e këtij sektori që ka mjaft potencial në Kosovë. Januzi përmendi mbështetjen që MBPZHR-ja ka dhënë nder vite por edhe këtë vit, duke theksuar se është përkrahje nga më e madhja që jepet në rajon për këtë sektor.
Nga ana tjetër, drejtues të Shoqatës së Bletarëve vlerësuan zhvillimin e këtij sektori deri më tani dhe mbështetjen e dhënë nga MBPZHR- së dhe thanë se duhet të punohet edhe më shumë në avancimin e këtij sektori, transmeton Klan Kosova.