Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar tre serb në pesë lokacione në rajonin e prishtinës nën dyshimin për falsifikime të ndryshme, legalizim të përmbajtjes së pavërtetë dhe mashtrim,
Sipas policisë të dyshuarit në bashkëpunim, kanë kryer veprat e lartcekura me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm, ku të njëjtit kanë arritur të bëjnë regjistrimin e 937 veturave të ndryshme, duke e falsifikuar dokumentacionin). Kjo veprimtari e kundërligjshme e të dyshuarve ka dëmtuar buxhetin e Kosovës, në vlerë të konsiderueshme.
Të dyshuarit e arrestuar gjatë operacionit të koduar "bleta" janë: D. G. (1969-kosovar/serb)G. K. (1971- kosovar/serb) dhe M. T.( 1955-kosovar/serb).
Gjatë këtij aksioni policor janë sekuestruar si prova materiale: pesë armë kalibrash të ndryshëm, 310 fishekë kalibrash të ndryshëm, 17 viza bllanko shengen, tri vula me mbishkrime të ndryshme si dhe dokumente tjera që vlejnë si prova për procedurë (libreza të qarkullimit për vetura, kontrata të ndryshme.
Ky operacion është i ndërlidhur me opercaionet e mëhershme të zhvilluara në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në të cilën janë sekuestruar 240 vetura dhe janë dorëzuar për zhdoganim, ku në buxhetin e Kosovës, janë derdhur më se 550.000 euro.
Personat e dyshuar me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.