Lajmet e fundit

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, në seancën e ditës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ka folur lidhur me kallëzimin penal për dyshimet e vrasjes së 41 personave në Rezallë.
Ajo ka thënë që në mesin e dëshmitarëve që i kanë dorëzuar dëshmitë, janë edhe dy dëshmitarë okular të mbijetuarit e Rezallës që kanë ofruar dëshmi ndaj dy gjeneralëve serb.
“Ndonëse Kosova është vonuar mendoj që nisma si kjo janë të mirëseardhura, kërkojmë përgjegjësi individuale karshi krimeve të serbeve në Kosovë”.