Lajmet e fundit
Pas verdiktit të Gjykatës, për të dënuar anëtarët e grupit Drenica 1 dhe 2, ka reaguar edhe deputetja Blerta Deliu-Kodra.

Ajo në rrjetin social të saj, ka shkruar se ndihet e indinjuar për masën e caktuar për grupin e Drenicës, pasi sipas saj, ata kanë luftuar për liri dhe nuk kanë kryer krime lufte.
Statusi i Blerta Deliu-Kodra
Qytetarët e Kosovës, vërtetë sot janë të indinjuar dhe sidomos qytetarët e Drenicës lidhur me Vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e cila shqiptoj dënimin për komandantët e shquar të UÇK-së, komandantin e përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi, komandanitin e Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtakun, dhe komandantë dhe ushtarë të ish UÇK- së..
Pa dashur të ndërhyjë në Vendime të Institucioneve Gjyqësore të cilat me Kushtetutë janë të pavarura, mendoj se vendimi është i padrejtë sepse UÇK-ja, komandantët dhe ushtarët e saj kanë bërë luftë çlirimtare dhe jo krime të luftës!
Për më tepër shqiptimi i dënimit në kohen kur vendi ynë gjendet para sprovave vendimtare për të ardhmen tonë është njē sinjal i keq!
Personalisht si deputete jam thellësisht me familjet e të dënuarve padrejtësisht dhe jam e bindur ashtu siç janë të bindur qytetarët e vendit tim që pafajësia e gjithë të dënuarve do të dëshmohet dhe do të vërtetohet në një proces në të cilin Lufta jonë ka qenë e pranuar dha ka vendosur fatin e Kosovës së bashku me miqtë.