Lajmet e fundit

“Bingo” mban emrin kënga më e re e këngëtarit të njohur, Blero Muharremi.
Këtë këngë, Blero e ka publikuar sot edhe me videoklip.
Si në pothuajse shumicën e këngëve, edhe këtë herë, ai i këndon dashurisë. Tekstin e këngës e ka shkruar vetë këngëtari, njofton Klan Kosova.
Megjithatë kënga është shumë ritmike dhe shoqërohet edhe me tingujt e kitarës së Astrit Stafës.
Ndoshta do të jetë një nga hitet e kësaj vere. Shijoni videoklipin më poshtë!