Lajmet e fundit

Këngëtari shqiptar, që së fundmi nuk u përfol për gjë tjetër, përpos lidhjes së tij me modelen Afrona Dika, pas ndarjes nga aktorja kosovare, Teuta Krasniqi, ka shfaqur anën e tij patriotike.
Ai ka publikuar në instagramin e tij një fotografi pranë flamurit të famshëm që paraqet Shqipërinë e Madhe me mbishkrimin "Autoktonus", transmeton Klan Kosova.
Është po io njëjti flamur që valoi mbi stadiumin e Beogradit në ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila u pasua me një konflikt mes lojtarëve të të dyja palëve dhe tifozëve serbë.
“Le të valojë ky flamur përgjithmonë”, ka shkruar Blero në përshkrimin e tij në instagram.
Blero njihet edhe si tifoz i flaktë i futbollit, dhe skuadra e tij e zemrës është Barcelona.