Lajmet e fundit

Këngëtari Blerim Muharremi i njohur si Blero ka lansuar videoklipin e këngës së tij më të re “Pse”.
Ai këtë këngë e ka performuar për herë të parë “live” në studion e NIN në Klan Kosova.
Kënga është një baladë dhe është në duet me këngëtarin e ri të quajtur Alex.
Blero ka thënë se ka marrë shumë fjalë të mira dhe komente pozitive për këngën.
“Klikimet tregojnë se sa është interesi për një projekt të ri por pa e kënduar në një koncert akoma nuk e di”.
Ai ka folur edhe për interesin e fansave të tij të shumtë duke thënë se ai ndan shumë gjëra me fansat e tij dhe e ka bërë jetën e tij private publike aq sa ka menduar se është tamam.
Duke folur për bashkëpunëtorin e tij në këtë këngë ai ka thënë se beson në talentin dhe punën e Alex dhe në përgjithësi ai ka besim në talentët e rinj.
“Alex besoj se në të ardhmen nuk do ta zhgënjejë veten” ka thënë ai.
Ai bëri të ditur se këngën e re do ta këndojë para fansave me 28 nëntor në Londër.