Lajmet e fundit

Këngëtari Blero Muharremi së shpejti do të vijë me projektin e tij më të ri.
“Pse” titullohet kënga, e cila në vete përmban zhgënjim, tradhti por edhe porosi.
Në fakt është historia e ndarjes së Bleros me Teutën që përmblidhet në këtë baladë. Këngëtari ka pranuar se kënga ka të bëjë me përvojën e tij të ndarjes si dhe zhgënjimin që i ka lanë pas.
Por ka një porosi edhe për ata që besojnë verbërisht në një dashuri, fundi i së cilës mund të jetë zhgënjyes.
“Tematika e kësaj kënge është realisht zhgënjimi. Ka fjalë ndër to ku është edhe tradhtia, por si temë trajtohet zhgënjimi. Kështu në një farë mënyre tekstualisht kjo fjalë e udhëheq këngën. Thjesht përçon mesazhin se gjithçka është zhgënjim, sidomos për personin e tretë që është në fjalë”, ka thënë këngëtari duke pranuar se kënga ka të bëjë me historinë e tij.
“Në gjatë jetës përjetojmë edhe gjëra të bukura dhe të këqija, nganjëherë edhe tradhtohemi, gëzohemi dhe lumturohemi, por edhe unë sikur shumë e shumë tjerë ndihem i tradhtuar” ka thënë ai për Magazina.al.
Në vijim Blero tha se kjo është vetëm një mënyrë për t’u shprehur dhe në këtë këngë është vetëm një pjesë e anës së tij personale dhe një paralajmërim për të tjerët.
Ky projekt, i cili do të vijë i realizuar edhe me videoklip, pritet të publikohet brenda dy javësh./noa.al