Lajmet e fundit

Dasma e këngëtarit shqiptar Sinan Hoxha me Andrra Destanin, kishte mbledhur gjithë estradën në një vend.
Nuk kishte si të mungonte figura më eminente e kësaj kategorie, ai i cili edhe vetë pati një eksperiencë me martesë të madhe e shumë të përfolur.
Blero Muharremi, ish bashkëshorti i aktores Teuta Krasniqi e i dashuri i modeles Afrona Dika, e ka shijuar në maksimum ceremoninë e martesës së kolegut të tij.
I veshur me shije, me një gotë me alkool në dorë e duke tymosur një cigare puro, ai dukej si një “boss” i vërtetë, transmeton Klan Kosova.
Këtë fotografi, pjesë nga dasma e Sinanit, ai e ka publikuar në instagramin e tij dhe ka shkruar:
“Do I look like I give a fuck”? (që në shqip, nuk i bije të jetë frazë e përshtatshme të thuhet publikisht).
Fjalë të tilla nuk i kanë hije një këngëtari të kalibrit të Bleros.
Gjithsesi, shprehja e fytyrës së tij, lë të kuptohet se dasma e shokut i dha momente të bukura.