Lajmet e fundit

I ftuar në Zonën B është Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Syka ka thënë se prokuroria e ka shkelur ligjin e mjekëve, pasi që mjeku është shërbyes civil dhe jo zyrtar i lartë.
“Vepër penale s’mund të quhet nëse mjeku e udhëzon pacientin për shërim aty ku mund të shërohet, vepër penale është nëse e lë të vdes”.
“Ligji për mjekun është thyer nga vetë prokurori. Ky ligj parasheh formimin e komisioneve të ndara që vlerësojnë punën e mjekëve. Në rast se në klinikën publike s’mund të ofrohen shërbimet kardiologjie, pacienti duhet të udhëzohet për një klinikë ku mund të bëhet një gjë e tillë”.
Këto reagime të Sylës kanë ardhur pasi Prokuroria e Shtetit kanë njoftuar se disa kardiologë janë duke u hetuar pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare, dhënie të ryshfetit, trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhënie të ryshfetit, trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
“Krejt baza për një veprim të tillë është juridike dhe legale”.
“Nuk mund të hapet rast për çdo gjë që thotë një pacient i caktuar. Gjatë tërë kohës sa kam qenë kryetar, kam kërkuar të takohem me kryeprokurorin që të formohet një komision për vlerësimin e punës, e të mos burgosen mjekët”.
Syla tha se spitalet private duhet të jenë ndihmë e Qendrës Klinike Universitare, për shkak se e kanë të pamundur që të punojmë me kushtet që i ofrojnë këto klinika.
"Nuk ka as ligj për sigurimet shëndetësore që do t’i ndihmonte me para kësaj klinike".
Ndërsa Syla ka thënë se mjekët janë më të bashkuar se kurrë në këtë situatë.
"Jam në krye të kësaj proteste dhe do të hyjmë edhe në grevë. Prokuroria e ka shkelur ligjin".