Lajmet e fundit

Kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Blerim Rexha, ka bërë me dije se akreditimi i programeve të studimit të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë ka kaluar në formë transparente dhe konform procedurave të përcaktuara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).