Lajmet e fundit

Bleona Qereti përmes një postimi në internet ka bërë një premtim interesant.
Ajo në Instagram e ka postuar një fotografi të saj nga Moska, ku shihet e buzëqeshur, dhe ka shkruar: “Ju premtoj të gjithë juve... këto janë Krishtlindjet e fundit që po i festoj e vetme!!!!!! Krishtlindjet e ardhshme ju premtoj se do të kem një të dashur... Koha është për të qenë në një lidhje reale sërish”.
Këngëtarja më parë ka qenë e martuar me afaristin shqiptar Gani Bardha, me të cilin së fundmi është ndarë për shkak të asaj që siç ka deklaruar ajo, karrierën muzikore e kishte primare.