Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur Bleona Qerreti e cila është përfolur shumë ditëve të fundit dhe madje ka qenë kryetitull i pothuajse të gjitha mediave rozë për fotografitë nudo ka lansuar klipin e saj më të ri.
Kënga titullohet “Take you over” dhe me këtë këngëtarja ka bërë të ditur se synon tregun botëror, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe Bleona në videoklip duket me shumë stil dhe ka sjellë skena shumë provokuese.
Ajo vetë ka deklaruar kohë më parë se është duke punuar në klip pasi dëshiron që klipi të jetë i kompletuar dhe të duket sikur është kampanjë reklamuese për ndonjë nga revistat më me emër në botën e modës.