Lajmet e fundit

Pas konfirmimit se këngëtarja Miriam Cani do të bëhet nënë, komentet dhe urimet nga miqtë e saj nuk munguan.
Në sy bie këngëtarja 36 vjeçare Bleona Qereti, e cila përmes një postimi në Instagram, ka uruar Albanin dhe Miriamin, duke shtuar se asaj i është bërë me hile për karrigen '' që të lë shtatëzënë''.
I gjithë ky reagim me shfaqje ''xhelozie'' erdhi pasi njëri nga anëtarët e panelit X Factor, Pandi tha që e kishte parashikuar një gjë të tillë dhe ndihej si Nostradamusi pasi fjala e tij doli, kur pas Nora Istrefit që ngeli shtatëzënë pasi u ul në jurinë e X Factor, i njëjti fat e priste edhe pasuesen.