Lajmet e fundit
Presidenti i FIFA-së Sepp Blatter gjatë konferencës së sotme që ka pasur para pak çastesh nuk ka kaluar edhe aq mirë.

Komediani Simon Brodkin hyri në sallën e konferencës dhe hodhi para në drejtim të Blatter, duke e lidhur veprimin tij me organizmin e Kupës së Botës në vitin 2026.
Kjo është deklarata e parë e Blatter prej kur kishte paralajmëruar dorëheqjen e tij, ndërsa ajo u ndërpre me këtë gjest të Brodkin.
79 vjeçari dëgjohet teksa bënë thirrje drejt sigurimit që personi që i hodhi paratë të nxirret nga salla, transmeton Klan Kosova.